
Presidenti Putin i ka përshkruar ngjarjet në Ukrainë si një "tragjedi", sipas raportimeve nga agjencia e lajmeve Tass.
Sipas kësaj agjencie, lideri rus tha se vendi i tij nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të nisë atë që ai e quan një operacion ushtarak special.
Më herët, gjatë një paraqitjeje të rrallë publike, Putin vlerësoi objektivat ushtarake të Rusisë në Ukrainë si fisnike.



