Produktet e Gucci-t shkaktojnë zemërim në mediat sociale (FOTO)

Produktet e Gucci-t shkaktojnë zemërim në mediat sociale (FOTO)

Kompania e famshme e modës Gucci është vënë para përgjegjësisë sërish për zgjedhjet e saj stilistike. Nuk kanë kaluar as tre muaj qëkur ajo u detyrua të heqë nga tregu një produkt të sajin, i cili u quajt ofendues dhe u sulmua si zgjedhje në mediat sociale, duke qenë se ishte e zezë dhe shprehte egërsi e zemërim.*.

Për të njëjtat arsye, shtëpia italiane e modës është vënë në qendër të vëmendjes për një tjetër produkt, turbanin e saj blu, i cili është vënë në shitje në Nordstrom, një website me produkte luksi.

Turbani blu i Gucci-t të kujton turbanin e miliona sikëve** nëpër botë, komuniteti i të cilëve ka deklaruar se është ofenduar nga zgjedhja kompanisë.

Nordstrom-i e hoqi turbanin dhe kërkoi ndjesë, kurse Gucci nuk ka folur mbi këtë çështje.

Komuniteti i sikëve ka deklaruar se turbani është tregues i identitetit të tyre dhe se ata janë përndjekur e vrarë për mbajtjen e tij.

Turbani nuk është një aksesor për përfitime, ai është tregues i besimit dhe i traditës fetare të miliona njerëzve dhe konsiderohet i shenjtë nga sikët.

Lidhja e një turbani është një process i kujdesshëm, i mirëmenduar, ku një copë pëlhurë lidhet rreth flokëve të paprerë (një tjetër shenjë dalluese e sikëve) të besimtarit.

*blackface – kështu u quajt trikoja e thurur e Guccit që mbulonte fytyrën gjer te sytë me buzë të kuqe të vizatuar në pjesën e gojës.

**sikë – praktikues i sikizmit, një fe monoteiste më origjinë nga Azia e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy