
Për Jamarbër Malltezin, arrestimi i ish-ministrit Lefter Koka është vetëm 1% e aferës së inceneratorëve. Në studion e lajmeve në MCN TV, Malltezi tha se në aferën në fjalë me vlerë 3.6 milionë euro janë përfshirë njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama.
Kjo është një histori korruptive. Por Koka nuk është koka. Kemi direkt rolin e Engjell Agaçit dhe Arben Ahmetajt. Lefter Koka nuk është as 1% e kësaj afere. Nuk është çështja e inceneratorëve kjo që ka nisur prokuroria. Duhet të bashkohen dosjet.
Malltezi tha se qendra e aferës mbetet inceneratori i Tiranës.
Janë të njëjtat personazhe. Mamuthi i korrupsionit, inceneratori i Tiranës, kompania gjendet në Holandë. Janë shpenzuar 100 milionë euro. Nëse prokuroria do të kishte vepruar më parë, nuk do të kishim shpëtuar qindra miliona euro. U shpallën emergjenca civile. Pse u bë kjo? Që bashkitë të shkonin të “kolliteshin” te inceneratorët.



