Mbante gruan dhe fëmijët të ngujuar prej 6 vitesh, në pranga 52-vjeçari nga Tirana

Mbante gruan dhe fëmijët të ngujuar prej 6 vitesh, në pranga 52-vjeçari nga Tirana

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi prej më shumë se 6 vitesh mbante të ngujuar në shtëpi bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Autoritet bëjnë me dije se 52-vjeçari i identifikuar si Xherxh (Gjergj) Laçi, prej më shumë se 6 vitesh, i mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku.

Ndërkohë 52-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy