Data 21 gusht 2017 mund të jetë dita kur do të kërkohet leje nga puna masivisht. Kështu shkruan Michael E. Bakich në revistën “Discover”.
Po pse parashikohet të ndodhë kjo? Sepse pikërisht në këtë datë, për herë të parë pas 99 vitesh, do të ketë një eklips total, i cili mund të shihet nga SHBA-të dhe Kanadaja. Dielli do të zhduket plotësisht për 2 minuta e gjysmë, duke nisur nga Oregoni, në orën 10:15 me orën lokale.
Hera e fundit kur një eklips i tillë ka ndodhur ka qenë në 8 qershor 1918 dhe në atë kohë, fenomeni u pasqyrua në faqet e para të gazetave të të gjithë botës.



