Një atentat me telekomandë në distancë i mori jetën 27-vjeçarit nga Berati Aleksandër Sadikaj.
Ngjarja u shënua rreth orës 13.35 minuta në afërsi te TEG. Shpërthimi ishte I fuqishëm dhe shkaktoi panik tek drejtuesit e tjerë që qarkullonin në të njëjtin drejtim.
Përmes një raporti policia jep pasqyrën e veprimtarisë kriminale të Sadikajt që daton prej vitit 2011. Pista kryesore mbetet ajo e përfshirjes në trafikun e narkotikëve.



