’21 Janari’/ Bushati: Berisha dhe Basha të shkojnë në SPAK, jo vetëm të pyeten por t'i bëjnë telef

’21 Janari’/ Bushati: Berisha dhe Basha të shkojnë në SPAK, jo vetëm të pyeten por t'i bëjnë telef

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV duke komentuar për 21 janarin u shpreh se kjo ngjarje mbeti e pahetuar dhe pushteti bëri gjithçka për ta manipuluar atë, duke fshirë kamerat, duke përdorur mediat për të ndërtuar alibi, etj.

Ai tha se minimumi Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të pyeten për këtë ngjarje nga SPAK, ndërsa theksoi se nuk beson se do ketë drejtësi për këtë ngjarje.

Është një ironi e madhe kur dëgjojmë se pas 13 vitesh Berisha nuk është pyetur minimumi një herë për 21 janarin. Nuk po them se Berisha ka nxjerr koburen nga brezi dhe i ka qëlluar, por kam bërë një shkrim dhe thelbi ishte se çfarë faj ka Berisha do duket nga mënyra se si sillet Berisha ndaj ngjarjes dhe po të shohësh të gjitha veprimet e tij janë për të fshehur gjurmët e krimit ndaj ngjarjes. Pra gjithçka u ndërtua,  nuk u la prokuroria të mblidhte as gëzhojat.

Pra unë nuk jam specialist nga ana juridike por secili nga ne si gazetar do pyeste pse gënjyen këta mjekë, pse u fshehën kamerat, kush e dha urdhrin, kush e çoi në tv klan videon e alibisë për krimin, pse Berisha u detyrua të thoshte kot se ishin ca revolta me armë me helm, pra a është bërë ky hetim që do na çonte se duhej me domosdo të fshiheshin gjurmët e krimit. Deklaratën e Ramës e mbështes se po çështja duhet të shkojë në SPAK sepse minimumi Berisha dhe Basha jo vetëm që duhet të pyeten por duhen bërë telef, sepse ne në fund na duhet e vërteta për 21 janarin.

Tani kalojmë te ana negative, mund të kemi ne besim te SPAK se do sillet si duhet me Berishën për 21 janarin pasi janë sjellë si banditë për klubin e partizanit. Duhet të kemi ne besim se ky SPAK do na bëjë drejtësi për 21 janarin dhe logjika më thotë se ne s’do marrim vesh asnjë të vërtetë për këtë çështje. Kemi një krim prezumor, por hetimi mund të niset dhe nga fakti i gjithë këtyre njerëzve që u implikuan për fshehjen e këtyre gjurmëve. Unë di që kjo çështje nuk është hetuar pothuajse fare. Nga ky moment një prokuror që ka vërtet vullnet të zbardhë çështjen i hyn ngjarjes por dyshoj se kemi prokurorë të tillë sepse kemi këta partizanët e SPAK, kemi kamikazët e reformës në drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy