Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga posti që mbante.
Në një dalje për mediat, Paskali tha se tani ajo është në opozitë dhe se do të vazhdojë betejën aty duke mbështetur këshilltarët e LSI-së në Këshillin Bashkiak.
"Pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të detyrimeve që bashkia ka ndaj tyre u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qendrimin politik të LSI.
Misioni opozitë i LSI më obligon në aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, detyrimi dhe përkushtimi krah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar LSI përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.
Gjatë këtyre dy viteve si nënkryetare e bashkisë jamë përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit timd he këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.
Një falenderim i vecantë shkon për grupin e këshilltarëve të LSI me të cilët kemi bndërmarrë nisma të rëndësishëm në interes të qytetarëve të Tiranës", deklaroi Paskali.



