Një autobus i linjës Burrel-Tiranë është përfshirë në një aksident pak pas mesditës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Shkopetit. Nga të dhënat e para, mësohet se autobusi është përplasur me një mjet tip “Benz”.
Mësohet se policia dhe ambulancat e spitalit rajonal të Laçit janë nisur drejt vendit të ngjarjes.



