
Jam i sigurt se së shpejti do të marrim një përgjigje, ky vendim mund të forcojë jo vetëm shtetin tonë, por edhe mbarë Bashkimin Europian.
Kështu u shpreh në një video-mesazh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në lidhje me kandidaturën e Kievit për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Pas vizitës së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen në Ukrainë, Zelensky shtoi se do të ketë shumë bisedime të tjera po aq të rëndësishme dhe shpresohet të frytshme me liderët europianë javën e ardhshme.



