900 milionë euro nga BB, Kortoçi: Investimi prek kualifikimin e burimeve njerëzore! Turizmi dhe bujqësia kanë nevojë të mbështeten

900 milionë euro nga BB, Kortoçi: Investimi prek kualifikimin e burimeve njerëzore! Turizmi dhe bujqësia kanë nevojë të mbështeten

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se investimi 900 milionë euro nga Banka Botërore ka prekur thembrën e Akilit të ekonomisë shqiptare, kualifikimin e burimeve njerëzore.

Duke vijuar më tej shpjegimin e saj Kortoçi tha se që gjithçka që lidhet me qeverinë dhe menaxhimin e fondeve do të monitorohet.

Në të gjithë këtë projekt 900 milionë euro, është themeltare që investimi i BB ka prekur thembrën e Akilit, kualifikimi i burime njerëzore. Shkaku i situatës ekonomike, një nga elementet janë burimet njerëzore. Të merresh me kapitalin human është të merresh me kualifikimin dhe kualifikimi do të thotë të zgjidhesh problemin. Burimi njerëzor vijon të trajtohet si aseti më i rëndësishëm dhe do të thotë se nëse e zhvillon, kualifikon është indikator që ke ndikuar te rritja e ekonomisë. Adresimi i problemi të burimeve njerëzore i trajtuar nga BB është gjëja më e mirë. Nëse është anë pozitive që BB do të investojë është anë negative për ne, që nuk e kemi trajtuar.

Nuk është koha e viteve ‘90 që ata japin buxhet dhe do jenë qeveritë që do e menaxhojnë. Fondet i kalojnë përmes projekteve të mirëpërcaktuara. Fakti që BB lidh këtë marrëveshje partneriteti me Shqipërinë tregon për një hap përpara. BB ka qëllimi mbështetjen e vendeve të varfra dhe në zhvillim. Kjo marrëdhënie ka kaluar në një stad më të ri, BB vepron në gjëra më konkrete dhe njëkohësisht tregon që gjithçka që lidhet me qeverinë do të jetë e monitoruar.

Duke vijuar më tej Kortoçi tha se bujqësia dhe turizmi janë dy sektorë që kanë nevojë të mbështeten pasi të dyja të bashku përbëjnë 40% të PBB-së.

Këta dy sektorë, bujqësia dhe turizmi kanë nevojë për mbështetje dhe subvencionim. Turizmi është një nga sektorët që ka ndikim 17% në PBB, bujqësia 20% në PBB.  40 % të PBB  e kanë dy sektorët. Bujqësia ka numrin më të madh të punësuarve. Turizmi duhet të jetë prioritet për zhvillimin e ekonomisë për shkak të kushteve të mira atmosferike por dhe për shkak se kemi mundësi të ofrojmë turizëm gjatë gjithë vitit. Duke qenë se turizmi funksionon në njësi të vogla përshtatet me mënyrën e të bërit biznesit si shqiptarë, jemi të fokusuar tek bizneset e vogla.

Nëse kemi një turizëm ekonomik pasi turistët shpenzojnë një vlerë jo të lartë, 50-60-70 euro në ditë, duhet t’i mëshojmë turizmit elitar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy