Në ambientet e rikonstruktuara të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Kryeministri Edi Rama ka nënvizuar rëndësinë e reformës në arsim të ndërmarrë nga kjo qeveri. Këtë deklaratë, Kryeministri Rama e bëri gjatë një takimi me nxënësit me rezultatet më të mira në testimin PISA 2015. Sipas Ramës, të diplomuarit para kësaj reforme janë një gjeneratë e tradhëtuar nga shteti. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se i mirëkuptonte të gjitha vështirësitë ekonomike që kalonin prindërit e nxënësve të shkëlqyer, por u premtoi atyre mbështetjen e plotë të qeverisë.



