Mbreti i Tajlandës, Bhumibol Adulyadej, monarku më i vjetër në detyrë vdiq sot, njoftoi pallati mbretëror tajlandez.
Ai ishte 88 vjeç. Nuk u dha asnjë shkak për vdekjen e tij.
Në komunikatën e rastit u tha se ”mbreti kishte vdekur në paqe” në spitalin ”Siriraj” në Bangkok, jashtë të cilit ishin grumbulluar qindra simpatizantë.
Dalja e tij e fundit në publik ka qenë janarin e kaluar. Princi i kurorës, Vajiralongkorn, 64 vjeç, do të pasojë vendin e monarkut të lënë bosh nga mbreti Bhumibol Adulyadej.
Ndërkohë, qeveria njoftoi një vit zi kombëtare.



