Elon Musk ka njoftuar se do të dhurojë 45 milionë dollarë në muaj për superkomitetin e ri elektoral America Pac për Donald Trump.
Lajmi raportohet nga Wall Street Journal.
Komiteti synon të bindë votuesit që të votojnë herët, në një përpjekje për të kundërshtuar fushatën e Joe Biden i cili ka investuar miliona dollarë në shtetet vendimtare për fitoren.

Me 263.6 miliardë dollarë për emrin e tij, njeriu më i pasur në botë i kaloi muajt e fundit duke mos u shprehur nëse do të anonte me një kandidat politik apo një tjetër.
Por duke postuar një video të momentit kur Trump u plagos në një takim elektoral, Musk shkroi: “Unë e mbështes plotësisht Presidentin Trump dhe shpresoj për shërimin e tij të shpejtë”.



