"Zyrtarë me poste të larta në Shqipëri janë trafikantë drogërash të forta"

"Zyrtarë me poste të larta në Shqipëri janë trafikantë drogërash të forta"

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë “bombë” i ftuar në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” në News24.

Teksa flet për temën “Narcos në Shqipëri”, Hoxha zbuloi se në Shqipëri ka zyrtarë të emëruar në poste të larta që janë marrë me droga të forta.

Ai tha se një pjesë e bizneseve të suksesshme në Shqipëri janë bërë me para droge.

“Një pjesë e një bizneseve që ne i njohim si të suksesshme në Shqipëri e kanë fillesën tek trafiku i drogërave të forta. Ndërtimi është një nga bazat kryesore. Kini parasysh se ku ka pasur më shumë ndërtime. Sikleti i madh që shoh sot është se si është e mundur që njerëz që merren me droga të forta kanë qenë të emëruar zyrtarë në poste të rëndësishme në Shqipëri?  Xhafaj tha krimi ka investuar fort në media e portale që përpunojnë opinionin publik. Ai nuk e thotë se kush janë këto media, se aty kanë shkuar elita politike e vendit dhe ambasadorët. Xhafaj duhet të ndajë mendjen e të thotë se kush janë mediat e financuara nga trafiku i drogës,” tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy