Ukraina po shqyrton një ndryshim në strategjinë e saj ushtarake për të përparuar më shpejt dhe për të goditur Rusinë në mënyrë të papritur.
Kështu tha presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një interviste për NBC News, raporton Kyiv Independent.
Zelensky hodhi poshtë vlerësimet e fundit se konflikti ka arritur në një ngërç.
Ndërkohë katër persona u plagosën në Kherson pas një sulmi në ndërtesa banimi.
Lajmi është raportuar nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në Facebook, siç raporton Ukrinform.
Ekipet e shpëtimit, të cilët kanë mbërritur në vendin e aksidentit, nuk kanë konstatuar zjarr, ndërsa të lënduarve iu është ofruar trajtim mjekësor.



