
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur sërish. Në disa pika, një litër naftë dhe benzine shitet për 198 lekë, ndërsa çmimi i gazit është rritur me 64 lekë.
Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, shprehu se një rritje e menjëhershme e çmimit të naftës nuk do të duhej të ndikonte tek çmimi i shitjes së naftës në treg për të paktën tre muaj.
Teorikisht, kjo nuk duhet të ndikonte për të paktën tre muaj.
Arsyeja kryesore është se nafta që blihen sot, në tregjet ndërkombëtare, zakonisht blihet për periudha afatgjata, deri në gjashtë muaj përpara. Çmimi që shohim sot në treg është çmimi i blerjes së bërë disa muaj më parë.
Për më tepër, sipas ligjit shqiptar, kompanitë importuese të naftës duhet të mbajnë gjendje tre-mujore në magazina, pra të paktën 90 ditë furnizim.
Një faktor tjetër është ai psikologjik.
Shumë qytetarë reagojnë emocionalisht ndaj rritjes së çmimeve, për shkak të informacioneve të gabuara ose propagandës.
Ata nuk e kuptojnë se çmimet në treg lidhen me kontrata dhe rezervat e mëparshme, jo me situatën aktuale të çmimeve ndërkombëtare.
Ceko sqaroi se ekonomia e Iranit nuk ka lidhje me ekonominë e Shqipërisë.
Është e njëjta situate që njerëzit nuk kane njohuri ekonomie dhe financiare, duhet ta kuptojnë se neve nuk na lidh asnjë asgjë, aq më tepër që ekonomia shqiptare nuk ka lidhje fare me ekonominë e Iranit.
Irani eksporton naftë, por shumica e saj shkon në Kinë dhe nuk ka ndikim në furnizimin e Shqipërisë.



