
Qeveria e Kosovës njoftoi se kryeministri Ramush Haradinaj është nisur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në komunikatën mediatike thuhet se Haradinaj do të kërkojë mbështetje në OKB për Kosovën pa përmendur temën e kufijve.
Ndërsa mediat kosovare njoftuan se në SHBA ndodhet edhe Presidenti Thaçi, i cili sipas tyre do të artikulojë tezën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.



