Dhuna në Veri të Kosovës, reagon Rama: Të mos ecet më në këtë shteg të rrezikshëm!

Dhuna në Veri të Kosovës, reagon Rama: Të mos ecet më në këtë shteg të rrezikshëm!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi incidentet e dhunshme në Veri të Kosovës, duke apeluar që të mos ecet në këtë shteg të rrezikshëm.

Rama thotë përmes një postimi në Twitter se ngjarjet e sotme nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi dhe njohjen e ndërsjellë.

"A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin-Potok, kanë mundur të hyjnë në godinat komunale, mes trazirave të dhunshme.

U desh ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të larguar barrikadat e vendosura nga serbët para godinave komunale.

Qytetarët serb kanë hedhur në drejtim të “bluve” shok bomba, gaz lotsjellës, ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Kujtojmë që 5 oficerë të Policisë së Kosovës mbetën të lënduar si pasojë e dhunës, ndërsa u dëmtuan edhe 4 automjete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy