Rakipi: Nuk besoj që Meta ka një dosje spiuni klasik. Partitë në Shqipëri, familjare

Rakipi: Nuk besoj që Meta ka një dosje spiuni klasik. Partitë në Shqipëri, familjare

Gazetari Ylli Rakipi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se nuk beson që Ilir Meta të ketë një dosje prej spiuni klasik.

Duke folur për politikën në Shqipëri, Rakipi tha se partitë politike janë familjare, personale, duke theksuar se vendi ynë s’e ka njohur demokracinë liberale të Perëndimit.

Meta është nervoz, por edhe i kthjellët shpesh. Ka disa arsye. Ai është njeri i fortë, politikisht si njeri. Sistemi që është ndërtuar në 32 vjet s’ka lidhje me demokracinë liberale, me atë sistem vlerash që ndërtoi Perëndimi. Të gjitha sistemet kanë limite. Dikur ikja me një arkitekt në një vend të huaj, edhe kishte çuar për analizë një gur të fortë, arkitekti pasi e pa tha ky gur rron shumë. Unë i thashë, guri është gjithmonë. Jo tha s’është kështu. Ky është një sistem vlerash që nesër nuk do të jetë. Ne nuk e provuam, e shikojmë, e kundrojmë, po kaq. Ky popull jemi, përfshi edhe ne të dy. Kjo është Shqipëria! Tre njerëz që janë aty deri në vdekje, këto janë parti familjare, personale, private. Njëri përpiqet ta mbajë gjithmonë që mos vijë tjetri. Shpesh ndodh që kthjellohet Meta, pastaj befas i kujtojnë gjëra. E shantazhojnë dhe i krijojnë situate të tilla dhe e shohim në dy, tre gjendje. Nuk besoj që Meta ka një dosje të spiunit klasik. As firmë s’besoj të ketë hedhur. Mund të jetë ndonjë kështu, thashë për filanin këtë gjë. Nuk besoj se është dosje konkrete. Në 22 milionë faqe është kërkuar një gjë në një faqe. Politika shqiptare kjo është, është marrë me grimca, gjëra të tilla. Janë lexuar, janë hapur, për të shantazhuar. Padyshim mund të jenë zhdukur. Nëse janë në dorë të një njeriu të vetëm do të thotë që mund të bëjë çfarë të dojë. Tani pas 32 vjetësh spiunët kanë vdekur, ata që rekrutuan spiunët kanë vdekur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy