Ministria e Tregtisë në Kinë thotë se i ka trajtuar efektivisht mosmarrëveshjet që ka pasur gjatë kësaj kohe me SHBA-në për sa i përket sanksioneve tregtare.
“Ministria ka zbatuar vendimet e qeverisë qendrore dhe mbron me vendosmëri interesat e vendit dhe të popullit", u shpreh ajo në një deklaratë në faqen e saj të internetit, të dielën pas një konference vjetore të punës.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina platitën luftën e tyre tregtare këtë muaj, duke njoftuar për një marrëveshje të emërtuar "Faza e parë", sipas së cilës disa tarifa amerikane do të uleshin në këmbim të asaj që thanë zyrtarët e SH.B.A.-së se do të ishte një hov i madh në blerjet kineze të produkteve të fermave amerikane dhe mallrave të tjera.
Ministria e Tregtisë e Kinës tha se është vazhdimisht në kontakt me Shtetet e Bashkuara për nënshkrimin e marrëveshjes tregtare, dhe se të dy palët janë ende duke kaluar nëpër procedurat e nevojshme para nënshkrimit. /Reuters/



