Pa u bërë ende 24 orë nga grabitja e djeshme në rrugën e Rinasit, e njëjta kompani sigurimi ka shoqëruar vlera monetare. Ky detaj është bërë u ditur nga drejtori i Policisë së Rendit, Altin Qato.
Ndaj kompanisë “Jaguar” e cila bënte shoqërimin e parave të bankës së nivelit të dytë ditën e djeshme, është marrë masa e heqjes së licencës.
“Sot më datën 10 shkurt 2017 me gjithë ngjarjen e ndodhur përsëri banka ka shoqëruar vlera monetare me Jaguar e cila nuk plotëson kriteret dhe i është hequr certifikata. Policia e shtetit ka marrë masa për bllokimin e kësaj eskorte dhe kthimin përsëri në bankë”, tha Qato.



