Bllokimi i importit të makinave para 2010-s, Klosi: Nuk e dimë nëse do të zbatohet (VIDEO)

Bllokimi i importit të makinave para 2010-s, Klosi: Nuk e dimë nëse do të zbatohet (VIDEO)

Prej janarit të vitit 2019 do të ndalohet importi i automjeteve të prodhuara para 2010-s.

Kjo do të bëhet nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave.

Sipas Klosit, Shqipëria është vendi i vetëm në rajon që importon makina më të vjetra se 10 vjet.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Tema TV, ministri Klosi pranon se për këtë vendim ka mjaft presion nga bizneset e importit të automjeteve, riparimit të tyre dhe kompanitë e karburanteve.

Por megjithatë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit sqaron se ka një kategori të makinave të vjetra që do të lejohen të importohen.

Këto deklarata, Klosi i bëri gjatë një konference për mediat me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ku paraqiti 4 sfidat e ardhshme për turizmin.

Duke u mbështetur në numrin e turistëve deri tani, Klosi u shpreh se sfida për 10 milionë turistë është e arritshme.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy