Krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët: 39-vjeçari është kuruar për depresion

Krimi i dyfishtë në Vlorë, fqinjët: 39-vjeçari është kuruar për depresion

Një ditë pas krimit të dyfishtë ku nipi qëlloi për vdekje xhaxhanë dhe më pas veten, në fshatin Mekat të Vlorës ka pllakosur zija.

Në vendin e ngjarjes janë ende prezentë uniformat blu, ku mbledhin provat materiale dhe marrjen e dëshmive për të bërë të mundur zbardhjen e shkakut të krimit të rëndë.

Banorët e fshatit dhe të afërmit e Genci dhe Jorgji Koreta shprehen të shokuar për atë çfarë ka ndodhur, ndërsa thonë se të dy viktimat nuk kishin probleme me njëri-tjetrin.

Një prej banoreve kujton se vite më parë Jorgjit i ka vdekur një djalë gjatë punës në ndërtim në Greqi, ku Genci ishte bashkë me kushëririn. Këtë humbje 39-vjeçari duket se e kishte përjetuar shumë rëndë dhe se ishte kuruar edhe për depresion.

"Jam në një fis me ta, ne nuk dinim gjë që kanë patur konflikte. Genci ka qenë djalë shumë i mirë. Nuk e beson njeri që ka ndodhur kjo dhe e ka bërë djali. Ka kaluar njëherë depresion sepse xhaxhait, atij që u vra, i vdiq djali dhe ata ishin bashkë në Greqi", thotë një banore.

39-vjeçari Genci Koreta e ka qëlluar xhaxhanë e tij, 74-vjeçarin Jorgji Koreta me armë gjahu në tokën e mbjellë me ullinj. Pak pasi qëlloi në drejtim të të moshuarit, Genci Koreta ka qëlluar edhe veten.

Të dy kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa të afërmit e tyre mes lotësh treguan mbrëmjen e së hënës se të dy viktimat ishin njerëz të mirë dhe se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin.

Mbetet ende e paqartë shkaku që mund të ketë çuar të riun të qëllojë ndaj xhaxhait të tij.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se vijojnë ende të mbledhin dëshmitë e të afërmve të viktimave, për të bërë të mundur edhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë ndonjë sherr i çastit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy