Kryebashkiaku i Kievit: Na pret natë e vështirë, trupat ruse janë shumë afër

Kryebashkiaku i Kievit: Na pret natë e vështirë, trupat ruse janë shumë afër

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit, ndërsa parashikon një natë tejet të vështirë për qytetin.

“Situata paraqitet mjaft kërcënuese për Kievin. Nata dhe mëngjesi do të jenë mjaft të vështira”, deklaroi Klitschko në kanalin e tij në Telegram.

“Trupat ruse janë shumë afër kryeqytetit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe në kryeqytet po ushtrohet kontroll i veçantë. Po patrullojnë mjete ushtarake dhe ushtarë të Forcave të Armatosura”, tha ai.

Klitschko shtoi se spitalet e Kievit po funksionojnë ndonëse në kohë lufte, teksa shtoi se pikat e kontrollit janë instaluar në hyrjet kryesore të qytetit dhe pranë objekteve strategjike në kryeqytet.  “Ne po bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kievin. Falenderoj njerëzit për gatishmërinë e tyre për të mbrojtur kryeqytetin dhe vendin, së bashku me njësitë e tjera të Forcave të Armatosura dhe agjencitë e zbatimit të ligjit”, u shpreh Klitschko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy