Venecia: Meta tejkaloi kompetencat me anulimin e zgjedhjeve, por fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese (VIDEO)

Venecia: Meta tejkaloi kompetencat me anulimin e zgjedhjeve, por fjalën e fundit e thotë Gjykata Kushtetuese (VIDEO)

Shtyrja e zgjedhjeve të 30 qershorit pa një bazë të qartë ligjore është tejkalim i Kushtetutës, por nuk përbën shkak për shkarkimin e presidentit. Kjo është ajo që theksohet në draft opinionin e Komisionit të Venecias, në përgjigje të kërkesës së dërguar pak javë më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ekspertët e Komisionit të Venecias vlerësojnë se kreu i shtetit shqiptar ka tejkaluar kompetencat kushtetuese me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke sqaruar se një vendim i tillë duhet të merret vetëm në një situatë që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.

Por në lidhje me shkarkimin e presidentit, “Venecia” sqaron se një vendim i tillë i takon Kuvendit dhe më pas Gjykatës Kushtetuese.

“Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese, duke anuluar fillimisht zgjedhjet lokale, e më pas duke i shtyrë ato. Do të jetë Kuvendi dhe në fund Gjykata Kushtetuese, që do të përcaktojnë nëse Presidenti ka bërë “shkelje të rënda”, të cilat do të çojnë në fajësimin e tij”, thuhet në draft opinionin e “Venecias”.

Në lidhje me këtë të fundit, Presidenca reagoi përmes zëdhënësit Tedi Blushi. Duke iu referuar deklaratës së Metës për skenarin e djegies së Kuvendit si arsyen e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, Blushi shprehet se kreu i shtetit ka mbrojtur Kushtetutën dhe ka shmangur gjakderdhjen.

Ai u bën thirrje palëve politike të ulen në tryezën e dialogut  dhe të zgjidhin krizën për të mos i shtuar më shumë kushte Shqipërisë.

Draft-opinioni i Venecias vjen dy javë pasi delegacioni i ekspertëve të Komisionit vizitoi Tiranën, ku u takua me krerët më të lartë të institucioneve të vendit. Në fund të korrikut, Kuvendi i Shqipërisë iu drejtua me një letër Komisionit të Venecias për t'i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy