Kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi, i ftuar në TvT lajmëroi se të hënën do të marrë jetë partia e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare. Murrizi tha se deri më tani ka 5138 firma, ndërkohë që duhen 3000 për partinë e re. Ai shtoi se në këtë parti nuk do të pranojë asnjë kandidat që vjen nga fushë e drejtësisë.
“Deri më tani janë 5138 firmëtarë që kanë firmosur për të legalizuar partinë. Pastaj tjerët do të jenë rrugës por do të kenë kriter të mos pranojnë, ish-spiunë dhe të tjerë që vijnë nga drejtësia. Do shkoj me një ekip 140 vetësh në zgjedhjet e 25 prillit. Unë kërkoj votën e atyre shqiptarëve që kanë shpirt rebeli.”
I pyetur nëse të hënën do të votojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në Parlament Murrizi dha një përgjigjje evazive.
“Do të shikoj se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca. Dy amandamente janë rrezikuar në Komisionin e Ligjeve. Një është për shpërndarjen e mandateve. Nuk ndalohet asnjë subjekt politik ta ketë 100% listën e hapur. 5 qershori për disa muaj në Shqipëri është kthyer më i shenjtë se 28 nëntori, për disa biro politikanë. E dyta është që numëruesit të mos jenë politikë, sepse kandidatët nuk do të jetë të qetë.”



