Arkeologu dhe akademiku Gëzim Hoxha thotë se shkencëtarët që janë shkencëtarë merren më shpejt vesh se klasa politike apo njerëzit e tjerë, shkencëtarët e gjejnë kodin e tyre të marrëveshjes. Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se në shumë Shqipëria ka bashkëpunim me vendet perëndimore, Italinë, Gjermaninë, Francën, ndërsa me Ballkanit marrëveshjet nuk janë në nivelin e duhur. Në këtë drejtim shpjegoi se arkeologjia është e kushtueshme dhe vendet e Perëndimit kanë më shumë fonde për të investuar në këtë drejtim, në raport me Ballkanin. Për përhapjen e krishtërimit në Shqipëri, tha se është një problem shumë interesant për periudhën e antikitetit të vonë, nga shekulli i IV deri në fillimin e shekullit VII, kur janë dyndjet barbare dhe sllave, kur ndryshoi harta e Ballkanit duke bërë që të jetë kjo që është sot. “Krishtërimi ekziston më herët. Futja e krishtërimit në vendin tonë është futur shumë më herët, por me kulturën materiale daton në shekullin IV, në mënyrë më të dendur në shekullin e V dhe më tej me objekte kishtare. Në letrën e romakëve thuhet se Shën Pali shkoi në Iliri, por këtu jemi në kufijtë e legjendës. Secili prej njerëzve në këtë territor mund ta përdorin këtë fakt. Ka dokumente që thonë se shkeli në Iliri, dhe ky lloj dokumentacioni i pashfrytëzuar më parë, në Shqipëri është shfrytëzuar më shumë. Është vërtetë dokumentacion kishtar por sqaron jetën në të gjitha dimensionet e saj. Këto vise janë krishtëruar shumë herët.”



