Panik te AKSHI, një person me thikë në dorë hyn në mjediset e institucionit (FOTO/ VIDEO)

Panik te AKSHI, një person me thikë në dorë hyn në mjediset e institucionit (FOTO/ VIDEO)

Një incident ka ndodhur para pak çastesh në mjediset e brendshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas raportimeve të para, një person është futur në ambientet e institucionit me thikë në dorë.

Kjo ka detyruar punonjësit të lajmërojnë policinë.

Pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë, agresori është neutralizuar dhe është dërguar në spital. Pamjet e siguruara nga Tema TV tregojnë momentin kur ai është nxjerrë nga ndërtesa për t'u transportuar drejt spitalit. 

Megjithatë, situata ka krijuar panik te punonjësit e institucionit, por edhe te kalimtarët në rrugë.

Nuk dihet identiteti i të ndaluarit, por dëshmitarë në vendngjarje thanë se agresori mund të jetë person me probleme mendore.

Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes. Burime nga policia i thanë Tema TV se rasti në fjalë ka qenë një konflikt i çastit, por nuk ka dhënë detaje të tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy