Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, parashikimi i motit për sot

Orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, ku në skajin juglindor do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Drupal Ad

 

 

 

Parashikohet që pasditja të sjellë grumbullim të vranësirave në zonat veriore dhe përgjatë shtrirjes Lindore duke gjeneruar shira, ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Ndërkohë, zonat jugore do të mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në Pukë deri në 33°C vlera më e lartë që do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy