Rama mikëpret Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve

Rama mikëpret Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, nënshkruhen disa marrëveshje mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në Tiranë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili po viziton Shqipërinë për herë të parë si President i Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.
Presidenti i EBA, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u nderua me një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave, pas së cilës zhvilluan një takim kokë më kokë.
Gjatë kësaj vizite, u nënshkruan dhe u shkëmbyen disa marrëveshje bashkëpunimi mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy