
<p>Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si përfaqësues i kryeministrit në Elbasan.</p> <p>Dorëheqja ende nuk është firmosur nga kryeministri ndërkohë që Z. Mysliu konfirmon se largimi është për shkaqe tërësisht personale.</p> <p>Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.</p> <p>Ende nuk ka një emër për pasuesin e z. Mysliu në postin e prefektit, por pritet që shumë shpejt të merret vendimi për zëvendësuesin.</p>



