
Në vitin 2024, Federata Ruse planifikon të rekrutojë rreth 400.000 ushtarakë me kontratë.
Është ky vlerësimi i ministrisë britanike të Mbrojtjes e cila publikon vlerësimet e inteligjencës në platformën X.
Rusia synon të rekrutojë rreth 400.000 ushtarë me kontratë në vitin 2024. Kjo është e nevojshme për të mbështetur trupat e saj në Ukrainë, të cilat kanë pësuar humbje të mëdha, dhe për të mbështetur planet e shpallura për të rritur madhësinë e forcave të armatosura në 1.32 milionë trupa në vit dhe 1.5 milionë në të ardhmen.



