“TIMS mund të jetë prekur për persona që janë nën hetim”, Bregu: Komisioni Hetimor është qesharak! (VIDEO)

“TIMS mund të jetë prekur për persona që janë nën hetim”, Bregu: Komisioni Hetimor është qesharak! (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu e konsideroi si qesharak komisionin hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Bregu tha në Mcn Live se nëse është ndërhyrë në sistemin TIMS është ndërhyrë për të fshirë prova të personave në hetim, apo të inkriminuar. Ai vuri në dukje se prekja e TIMS-it mund të rezultojë me pasoja për Shqipërinë, të tilla si heqja e liberalizimit të vizave.

Komisioni për mua u mbyll dje. Mbase do të doja të pyesja çfarë do të thotë ironi në politikë. Ky është një komision qeshark që kur nisi. Një deputete e PS kërkon thirrjen e Berishës, që do të thoshte një ndihmë që ai mos digjte mandatin si deputet, të nesërmen tha u talla. Këto humore kineze unë s’i kuptoj. Berisha ia ka kërkuar GJKKO-së dhe SPAK-ut të shkojë në Parlament dhe nuk e ka marrë. Do thirret para majit në komision dhe ruan mandatin e tij. Nuk merrem me politikë, ishte një pakt mazhorancë-opozitë, kjo i përket tjetër çështje. Që është prekur TIMS-i këtë e kemi marrë verifikimin nga ambasada e SHBA, se në çfarë forme nuk di ta them. Që te preket TIMS është rrezik i madh për Shqipërinë sepse ka pasoja. Partnerët e fuqishëm nuk para ta falin një gjë të tillë, sepse ti ndërron të dhënat. Disa nga përfaqësuesit e SHBA-ve në Shqipëri i kanë kërkuar qeverisë hetime dhe masa. Dikush i ka futur duart atyre, se sa dhe në çfarë përqindje kurrkush s’arrin ta gjejë. A lë gjurmë? Kjo u përket ekspertëve të IT. Ata kanë marrë dhe caktuar 4 ekspertë. Sot të dhënat e shqiptarëve i ka kushdo dhe ne s’kemi një ligj që e dënon rëndë prekjen e të dhënave personale. Karta jonë e identitetit shfrytëzohet nga kompanitë për gjëra të ndryshme, qoftë edhe për marrje kredish. Nëse është bërë një ndërhyrje në këtë sistem është për të përfshirë disa prova të personave të caktuar, që mund të kenë qenë në hetime dhe të inkriminuar. Të gjitha të dhënat kriminale janë në sistemin TIMS. Sa i përket ndërhyrjeve, unë e marr të mirëqenë nga besimi që kam ndoshta edhe i tepëruar ndonjëhërë, që kur shqetësohet ambasada amerikane asnjëherë s’është kot. Kujt do t’i japin llogari këta? A e dinë që rrezikojmë liberalizimin e vizave me këto budallallëqe. Kjo do jetë drama sociale, që do na rikthejnë vizat, nëse do ndërhyjmë edhe nga 2-3 herë të tjera”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy