Gara në BKH/ Bejko: Duhet të drejtohet nga një prokuror që njeh hetimin, jo burokrat

Gara në BKH/ Bejko: Duhet të drejtohet nga një prokuror që njeh hetimin, jo burokrat

Ish-prokurori Bledar Bejko në një intervistë për emisionin “Fact Check” duke folur për garën në BKH tha se kërkohet një profil hetues, që të ketë fleksibilitet dhe jo një burokrat zyre. Sipas Bejkos personi më adapt do të ishte një prokuror që ka njohuri të hetimit. 

Duke parë numrin e lartë të kandidatëve (për drejtuesin e BKH), mendoj që kemi një vëmendje të gjerë kombëtare dhe ndërkombëtare, për vet specifikën që ka lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Si rregull drejtuesit zgjidhen nga radhët e policisë gjyqësore dhe njohës të hetimit. Institucioni i vetëm i specializuar është Akademia e Policisë. Është i vetmi institucion që nxjerr kompetentë të hetimit. 

7 fazat janë parashikimet formale ligjore. Mendoj që janë të nevojshme sepse është një kërkim i ligjit, që kërkohet të jenë persona me një integritet absolut të lartë. Kemi edhe ese, ku kërkohet që ky person të ketë inteligjencë të lartë. BKH është një organ që kryen hetime. Ky person duhet të jetë një hetues, një person që punon në terren. Kërkohet fleksibilitet, nuk mund të punosh si burokrat. Një hetues duhet të jetë dinamik.

 Duhet të marrësh dosjen në krah dhe të shkosh në vendngjarje. Do ishte mirë që ky person të jetë prokuror. BKH varet nga Prokuroria. Një person adapt do ishte një prokuror që ka njohur të hetimit. Duhet të ketë edhe largpamësi dhe kulturë, jo s’e s’mund ta kenë drejtues të Policisë, por do ishte më komod një prokuror”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy