Një grataçelë në Kinë është fituesja e çmimit Grataçela e Vitit 2015.
Konkursi “2015 Skycraper Awards” organizohet çdo vit dhe ekspertët e bazojnë përzgjedhjen e fituesit në dizajnin dhe funksionalitetin e ndërtesave.
Kulla e Shangait ndodhet në qendër të qytetit kinez dhe ka përfunduar së ndërtuari në vitin 2015. Ajo është një ndërtesë 127-katëshe prej xhami, e cila rrotullohet rreth aksit të vet.
Kulla e Shangait është e dyta në botë për nga lartësia, pas Burj Khalifa-s në Dubai.
Për ta ndërtuar janë dashur shtatë vjet dhe 2.4 miliardë dollarë.
Ajo është dizajnuar nga studioja amerikane “Gensler” dhe arkitekti kinez Jun Xia.
Kulla e Shangait ka ashensorët më të shpejtë në botë, restorantet më të larta, një pishinë dhe një ballkon nga ku shijohet pamja spektakolare e qytetit.



