
Vetëm tre prej shtatë kandidatëve të paraqitur për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm i plotësojnë kriteret e vendosura. Komisioni i Ligjeve është mbledhur sërish sot për të shqyrtuar kandidaturat për kryeprokuror të përkohshëm.
Deputeti socialist, Bledi Çuçi, ka lexuar para anëtarëve raportin e Komisionit të Ligjeve për kandidatët, ku vlerësohen kushtet dhe kriteret ligjore të meritës së secilit prej tyre. Çuçi tha se në lidhje me kandidaturat është marrë informacion nga ILDKPKI dhe Autoriteti i Dosjeve.
Sipas raportit, kriteret e vendosura i plotësojnë kandidatët: Arta Marku, Ermira Tafani dhe Ferdinand Elezi.
Pas miratimit të raportit në Komisionin e Ligjeve, ky i fundit e kalon atë në Parlament, ku deputetët do të vovojnë për emrin e kryeprokurorit të ri.



