68-vjeçari, fans i flaktë i Alban Skënderajt: Udhëtova nga Milano në Prishtinë për koncertin e tij. Muzika bashkon gjeneratat

68-vjeçari, fans i flaktë i Alban Skënderajt: Udhëtova nga Milano në Prishtinë për koncertin e tij. Muzika bashkon gjeneratat

Të jesh i moshuar, por në shpirt të mbash gjallë dëshirën e një të riu për muzikën, kështu e përshkruan veten 68-vjeçari Vladimir Duro. 

Prej vitesh jeton në Itali, por ka një pasion të veçantë për muzikën e bukur që bën këngëtari Alban Skënderaj, të cilin e adhuron prej kohësh.

Për shikuesit e emisionit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se udhëtoi nga Milano në Prishtinë vetëm për të ndjekur koncertin e tij, që e bëri edhe viral në rrjetet sociale.
Sa bukur kur muzika bashkon gjeneratat dhe na rikthen te gëzimin e thjeshtë i jetës.

Jam adhurues i flaktë i Alban Skënderajt. E ndjek në të gjitha koncertet e tij.

 Së fundmi udhëtova nga Milano në Prishtinë për koncertin. Isha i pari që hyra në sallë. Nuk e prisja që do të bëhesha viral. Madje kam folur edhe me menaxherin e Albanit. 

Bashkëshortja ime, e cila nuk jeton më pas një aksidenti, e kishte këngën ‘Obsesion’ shumë të dashur. E donim të dy, dhe sa herë e dëgjoj, e kujtoj atë.

Unë ndjek edhe shumë koncerte të artistëve të tjerë shqiptarë, por për mua, Alban Skënderaj mbetet ndër më të mirët.
Organizoj shpesh koncerte këtu në Itali. Kam sjellë edhe Ervis Behari në koncert. Por Albani është i veçantë.
Në koncert, një vajzë më tha: ‘Të arrish në moshën tënde me kaq energji dhe me sy që ndriçojnë, si kur këndon dhe ndjek koncertet e Albanit, është frymëzim.

Në fund, ai jep një këshillë nga zemra për të rinjtë. 

U them të rinjve si prind, si gjysh: bëni atë që zemra ua ndjen dhe mos u ndalni. 

Sidomos mos ndaloni së dëgjuari muzikë. Muzika të jep jetë, të frymëzon dhe të mban gjallë. Mua më ka ringjallur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy