Duke folur për inagrimin e sotëm të Xhamisë së Namazgjasë nga presidenti turk Erdogan dhe kryeminsitri Edi Rama, ku u përjashtua drejtuesi i KMSH, gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, tha se Rama iu nënshtrua urdhrave të Erdogan.
Sipas tij, Rama ndan "llokma" të Shqipërisë për pushtetin e tij personal.
Sa i përket xhamisë, më vrau sytë dhe veshin një gjë, pashë aty besimtarët që kontrolloheshin nga badigardë turq dhe kalonin nëpër skaner turq, sikur kishin ngritur kampin e Lezhës në Tiranë dhe kishin dhënë një llokmë sovraniteti, organizonte gjithçka Erdogan dhe Turqia.
Pastaj, është e tmerrshme po ta mendosh, c ‘punë ka së pari shteti shqiptar të hyjë në çështjet e fesë, kryetarin e KMSH nuk e dua, por të Tiranës e dua dhe e dyta, pse shteti shqiptar shkel parimin e laicitetit, nën presionin e një shteti tjetër që është Turqia. E dimë shumë mirë që Ramës ia ka vënë lakun në fyt Turqia. E mbajmë mend deklaratën e Erdoganit në Parlament shqiptar, që i tha po nuk luftoni gylenistët, marrëdhënia jonë nuk do të jetë si deri tani.
Rama i ka pranuar kërkesat e tij, pra një njeri i gjithëpushtetshëm i është nënshtruar urdhrave të një Presidenti të një shteti tjetër.
Po thamë, një llokmë Melonit, një afganëve, një në Sazan Trumpit, çfarë na ngeli ne që e quajmë veten shqiptarë? Kemi një njeri që e quan veten pronar të Shqipërisë dhe ndan llokma.



