
Komisioni i Posaçëm i Apelimit është e vetmja gjykatë që gjykon gjyqtarët, të cilët kundërshtojnë vendimet që merren në KPK. Këtu ata kanë të drejtë të mbrohen. Shumë gjyqtarë shkojnë në KPK, por në përgjithësi nuk bëhen gjyqe. Por a është transparent gjyqi?
Komisioni i Posaçëm i Apelimit përbëhet nga gjyqtarë, të cilët për të qenë pjesë e KPA duhet të plotësojnë disa kushte si mesatare mbi 8-të, të jenë nën 65 vjeç, jo më pak se 15 vjet përvojë pune dhe shtetas shqiptarë.
Anëtarët të kolegjit të apelimit gjithashtu duhet të kenë marrë vlerësime të larta për aftësitë e tyre profesionale, të mos kenë marrë masa disiplinore për largim nga puna, të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze, të ketë tituj shkencorë, përvojë në sferat e së drejtës.
Por a i plotësojnë këto kushte anëtarët e KPA? Emisioni “Ajsberg” në MCN TV zbardh disa prej kushteve që këto anëtarë nuk plotësojnë:
Për Albana Shtyllën, kryetare e KPA, thuhet se në bazë të ligjit nuk mund të marrë pjesë sepse ka qenë koordinatore e përgjithshme e zyrës për Reformën në Drejtësi. Por ajo ka kaluar.
Ardian Hajdari gjyqtar në KPA i cili është pyetur nga Vasilika Hysi për përmbushjen e kritereve, ai ka thënë “nuk është se më mungojnë, por nuk i kam”. Ai gjithashtu nuk ka as mesataren dhe nuk ka diplomë masteri, por sërish ka kaluar. Ai është arrestuar për korrupsion pasiv, por është liruar menjëherë me vendim të prokurorisë. Nuk plotëson kushtin për gjuhën angleze dhe ka shkelur të paktën tre kushte.
Për Rezarta Gabën, gjyqtare e KPA thuhet se nuk e ka kaluar nivelin e parë të Vettingut tek Avokati i Popullit dhe me të ka qenë dakord edhe OMN pasi nuk plotësonte kriteret, por kuvendi e ka kaluar.
Sokl Çomo gjyqtar i KPA.
Ina Rama gjyqtare e KPA.
Natasha Mulaj gjyqtare në KPA, në një dialog për lënien e detyrës në 2013-ën ajo ju përgjigj se kishte qenë në pritje.



