Pronat, miratohet projektligji për kalimin e pronësisë dhe kadastrën (VIDEO)

Pronat, miratohet projektligji për kalimin e pronësisë dhe kadastrën (VIDEO)

Procedurat për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë dhe ligji për Kadastrën, i cili  rregullon funksionin publik të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, organizimin e institucionit përgjegjës për këtë funksion dhe mënyrën e administrimit të kadastrës, si regjistër publik i pasurive të paluajtshme janë diskutuar për disa orë të martën në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Diskutimi i dy projektligjeve hasi në debate nga mazhoranca, por pati edhe ndërhyrje pakënaqësie nga shoqata të ndryshme të pronarëve të tokës, të pranishme në sallë, sipas të cilëve Kuvendi kishte shkelur procedurat për konsultimin dhe shoqatat ishin nxjerrë jashtë loje.

Të pranishëm gjatë diskutimit ishin edhe minsitrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Pavarësisht debateve mes vetë mazhorancës dy projektligjet u votuan pro në çdo nen të tyre. Në projektligjin e parë synohet integrimi i proceseve tranzitorë për kalimin e pronësinë në një të vetëm dhe shkurtimi i procedurave në këtë drejtim. Ky ligj rregullohet pas një kalvari vitesh të tëra problemesh në këtë drejtim. Ligji synon të zgjidhë edhe problemet në lidhje me tokën bujqësore dhe të konflikteve mes pronarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy