Kryemadhi: Kjo është hera e fundit që votoj për Ilir Metën, ai s’ka votuar kurrë për mua!

Kryemadhi: Kjo është hera e fundit që votoj për Ilir Metën, ai s’ka votuar kurrë për mua!

Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN shpreh një moment të fortë politik dhe personal, duke deklaruar se është hera e fundit që ajo voton për Ilir Metën.

Ajo thekson se e ka mbështetur Metën që nga viti 1992, por pas shumë vitesh kjo do të jetë vota e saj e fundit për të pas divorcit.

Teksa shprehet e zhgënjyer, Kryemadhi tregon se në zgjedhjet e vitit 2021, Meta nuk e kishte votuar atë.

“Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) e vërtetë ka ikur bashkë me Monika Kryemadhin. Me rastin e zgjedhjeve, Monika po i jep përparësi Partisë së Lirisë që të dalin me ta disa prej deputetëve, sepse ajo vetë nuk mund të nxjerrë dot më deputetë në Tiranë.

Ajo i është bashkuar ekipit të Gorës, Besarit dhe Erës, patjetër, për të kaluar të gjitha lidhjet e saj politike, shoqërore dhe miqësore. Për t'ia çuar votën Partisë së Lirisë dhe presidentit të saj, Ilir Meta.

Dhe kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metën! Herën e fundit në gjithë jetën e saj, që nga 1992-shi, ka votuar për Ilir Metën!

Ilir Meta vetëm një herë ka pasur mundësinë të votonte për Monika Kryemadhin, në 2021-shin, dhe nuk e votoi atë.

Kështu që, kjo është hera e fundit që Monika Kryemadhi voton për Ilir Metën!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy