Në fund të Majit spitaleve në vendin tonë iu shtua edhe spitali Rajonal Memorial i Fierit, një financim turk i cili u ndërtua brenda 3 muajve. MCN udhëtoi drejt Fierit për të parë më nga afër se çfarë ofrohet dhe interesin e qytetarëve të rajonit të Jugut që kanë për të ardhur të spitali Memorial.
Janë të shumtë ata që kanë vendosur që ndërhyrjen kirurgjikale të kryejnë në këtë spital, siç janë edhe këta dy pacientë të sapo operuar për prostatën. Kërkesa të larta kanë edhe operacionet e zemrës, kryesisht ndërhyrjet koronare.
Prania e ekipit mjekësor turk ka rritur më shumë besueshmërinë e pacientëve për të kryer ndërhyrje në spitalin Rajonal Memorial të Fierit.
Gjatë vëzhgimit tonë na shoqëron në ambientet e brendshme drejtuesja e këtij spitali, duke na treguar më shumë për administrimin, shërbimet që kryhen, bashkëpunimin midis ekipeve turke dhe shqiptare.
Sipas drejtueses të spitalit Rajonal Memorial të Fieri momentalisht janë mbi 50 pacientë të hospitalizuar në pavion, ndërsa 6 prej tyre po marrin trajtim shëndetësor në repartin e reanimacionit.
256 mjekë dhe staf mbështetës janë të punësuar në kompleksion spitalor, 56 prej tyre janë mjek turq. Ekzaminimi, vendosja e diagnozës apo mjekimi kryhet me një staf të kombinuar mjekësh qoftë turq apo shqiptarë.
Mjeku Enio Pengili nga shërbimi i gastrohepatologjisë tregon për MCN, se deri më tani janë kryer 875 ekzaminime endoskopike.
Mjeku turk ortoped Muhittin Soner Sagiroglu, me një eksperincë 20 vjeçare në këtë fushë thotë se janë të shumtë të rinjtë që paraqiten më probleme ortopedike për të marrë një ndihmë mjekësore.
Në hollin e spitalit janë të shumtë qytetarët që paraqiten për të marr shërbim, ndërsa ndajnë përshtypje të mira për shërbimin.



