Zbardhen identitetet e personave të arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “FIVE”.
Janë 5 grupe që dyshohet se kanë bashkëpunuar në trafikun e drogës. Hetimi nisi tre vite më parë nga Prokuroria e Posaçme.
35 urdhër arreste janë ekzekutuar, ku në burg janë lënë 33 persona, teksa një është në arrest shtëpie dhe një në detyrim paraqitje.
Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit e mëposhtëm, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale:
Elton Ukaj
Marjano Beta
Mikel Ziflaj
Sokol Beqiraj
Marjus Tarataraj
Aleks Meçorapaj
Abedin Llajaj
Ardit Petraj
Neritan Lamaj
Hetem Velaj
Lleonidha Koçiaj
Klodian Delaj
Kastriot Lalaj
Ertjan Pjetergjokaj
Gjatë hetimit proaktiv 3-vjeçar është provuar veprimtaria e kundërligjshme e 5 grupeve të strukturuara kriminale që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike në qytetet Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.



