Shullazi hap letrat, pyet biznesmenin Beqja: A e ke çuar Jozefina Topallin në Arabi?

Shullazi hap letrat, pyet biznesmenin Beqja: A e ke çuar Jozefina Topallin në Arabi?

Në seancën e sotme gjyqësore ku është ballafaquar Emiljano Shullazi dhe biznesmeni Ylvi Beqja është bërë objekt edhe ish-kryeparlamentarja Topalli, shkruan “Panorama”.

Shullazi i është drejtuar Beqjes me pyetjen: A e ke çuar Jozefina Topallin ndonjëherë në Arabinë Saudite?

Menjëherë biznesmeni i është përgjigjur me jo dhe ka shtuar se e gjitha kjo ka qenë një sajesë. “Absolutisht jo! Është sajesë”, ka thënë ai.

Por Shullazi ka vazhduar: “Zoti kryetar, se kur i duhej suport politik, u thoshte atyrë arabëve se pse nuk i bëni ftesë ju”.

Në këtë mënyrë, Shullazi pretendon se Ylvi Beqja ka pasur lidhje politike me ish-kryeparlamentaren.

Në ballafaqim me Ylvin, që ka pranuar të jetë i afërt me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Shullazi i ka nxjerrë një sekret.

“Ju më keni premtuar se në momentin që do bëhej ministër i Brendshëm kushëriri juaj do i kisha të zgjidhura të gjitha çështjen me drejtësinë”, mësohet t’i ketë Shullazi Ylvi Beqajt në seancën e ballafaqimit.

Ndër të tjera, Shullazi ka thënë se Ylvi i kishte premtuar se do hapnin një biznes për riciklimin e mbetjeve spitalore dhe se për këtë do ndihmoheshin nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kushëriri i Ylvit.

“Më premtove se do hapnim biznes për riciklim mbetjesh spitalore bashkë. Kur unë të pyeta si do e hapnim biznesin, më the kam kushëri Ilir Beqajn”, mësohet të ketë thënë ai në gjyq, raporton "BW'.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy