Resuli: Fermerët dhe blegtorët protestë deri në një zgjidhje, subvencionet kanë shërbyer si lëmoshë (VIDEO)

Resuli: Fermerët dhe blegtorët protestë deri në një zgjidhje, subvencionet kanë shërbyer si lëmoshë (VIDEO)

Presidenti i Shoqatës Konsumatori dhe Prodhuesi Vendor, Ervin Resuli në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se fermerët dhe blegtorët gjenden në momentin e tyre më të vështirë dhe se sipas tij kërkesat e tyre deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër pasi ministria e Bujqësisë nuk ka dashur ti dëgjojë.

Ai tha se sa i përket marrëveshjes për çmimin e qumështit blegtorët janë prerë në besë, ndërsa shtoi se protestat e tyre do të përshkallëzohen edhe më tej me bllokim rrugësh dhe autostrada deri në marrjen e një zgjidhje.

Në fakt dhe ne jemi në një habi që ministria e bujqësisë nuk po i merr në konsideratë blegtorët. Por po ta shohësh mesa duket blegtorët dhe bujqësia mbetet vetëm në propagandë sepse skemat për ta bërë konkurruese dhe për rajonin mbetet vetëm, në ëndrra. Ministrja e bujqësisë jo vetëm që si ka dëgjuar fermerët dhe blegtorët, por këta të fundit madje i ka prerë dhe në besë. Në VKM e fundit është parë që një marrëveshje e arritur me blegtorinë për çmimin e  litrit të qumështit nuk është mbajtur. Në një vend normalë minimalisht duhet të kërkohej ndjesë dhe pse nuk është mbajtur ky premtim. Është bërë e disata protestë dhe na mbetet vetëm ti përshkallëzojmë ato sepse ministria e bujqësisë mesa duket nuk na ka dëgjuar.

Subvencionet kanë shërbyer si lëmoshë dhe jo për të nxitur zhvillimin e saj. Në fakt ndryshimet e paketës fiskale sollën një barrë të shtuar pasi imputet bujqësore morën një marzh doganor 10% TVSH, dhe një tarifë rreth 20% TVSH. Ndërsa ne prisnin që qeveria të merrte në konsideratë fermerët dhe blegtorët ata bënë të kundërtën dhe kjo na ka habitur se si nuk gjenden faktorë për të na nxjerrë nga kjo situatë. Jemi të detyruar të përshkallëzojmë protestat tona duke bllokuar rrugët, autostradën deri sa të mbërrijmë në Tiranë për të marrë një përgjigje dhe zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy