Vendime të ndryshme për subjekte të njëjta

Vendime të ndryshme për subjekte të njëjta

193 aplikime të verifikuara nga Avokati i Popullit, nga gjyqtarë që ishin të interesuar për pozicionet në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, saktësisht KPK dhe KPA.

Nga këto aplikime 29 kandidatë përmbushën kriteret formale dhe 164 prej tyre nuk i pëmbushën. Madje edhe nga 29 që i përmbushnin, 8 Operacioni Ndëkombëtar i Monitorimit i nxorri të papërshtatshëm dhe mbetën vetëm 21.

Një pikëpyetje që na lind, pse në organizmat e Vetingut ka gjyqtarë që kanë qenë në listën e aplikantëve që si kanë përmbushur kriteret? 

Gazetari Artur Çani, përmes emisionit “Ajsberg” në MCN TV analizon me hollësi këtë proces.

“Le të fillojmë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit:  Po e nisim me Pamela Qirkon, është kryetare, nuk plotëson kriteret formale. Po si kjo në listën e atyre që nuk plotësojë kriteret formale janë edhe, Genta Tafa (Bungo), Etleda Ciftja , Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Suela Zhegu, dhe Xhensila Pine. Ajo që nuk kuptojmë është “cila është fjala magjike” që i bëri këta të kalojnë Ylberin e të formalizohen nga informale që ishin?

Nga këta le të kalojmë dhe tek Anëtarët e Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari nuk plotëson kriteret, por është ende në krye të detyrës, po ashtu edhe Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz edhe Luan Daci. Madje për këtë të fundit, për Dacin u desh shumë mund e djersë për ta hequr, se për largimin e tij nuk ishte dakord as vëzhguesi ndërkombëtar, prokurori e avokati me përvojë të madhe belgu Theo Jacobs. Ky i fundit, Theo pra desh na bëri kurban edhe disa anëtarë të SPAK-ut, por shyqyr se lanë.  

Mbani parasysh, nuk po flasim për cilësime, tituj shkencorë, kontribut të shquar, etj., por po flasim thjeshtë dhe vetëm për kriteret formale. Pra harroje cilësinë, po flasim thjeshtë e vetëm për sasinë”, tha Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy