Ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi janë zyrtarisht tre të akuzuarit e parë nga SPAK për dosjen e privatizimit të “Kompleksit Partizani”. Vendimet e gjykatës u ekzekutuan mbrëmjen e së shtunës. Ndërkohë Berisha në konferencën për shtyp mbajtur pas arrestimit të dhëndrit të tij në Rinas e konsideroi vendimin politik. Ai refuzoi të pres edhe përfaqësuesit e Policisë së Shtetit që mbërritën në seli gjatë mesnatës.



