
Shqiponja është simboli kombëtar i Shqipërisë, por së shpejti mund të gjendet vetëm në flamur. "Buzardi" është një specie e mbrojtur ashtu si shqiponja e artë dhe që gjendet në Shqipëri. Në një artikull të gjatë kushtuar këtij shpendi, agjencia e ndërkombëtare e lajmeve AFP, jep alarmin për zhdukjen e shqiponjës, si pasojë e gjuetisë së pakontrolluar, ç’ ka bën që një shpend i tillë i vrarë të ofrohet kundrejt një çmimi prej 55-85 eurosh. Gazetarët e AFP-së publikojnë një rast të hasur në autostradë, vetëm 30 kilometra nga kryeqyteti, ku një shitës shet një shqiponjë të vrarë pikërisht kundrejt 70 mijë apo 100 mijë lekë të vjetra. E kam për ta shitur-thotë shitësi, sipas të cilësit zakonisht blerësit e marrin për ta mbajtur në një kafaz në një bar apo një restorant. Sipas ekspertëve, rreth 25 vjet më parë kishte rreth 100 apo 200 çifte të shqiponjave të arta. Ky numër sot është përgjysmuar. Alarmi jepet një eksperti I shperndëve Mirjan Topi, i cili thotë se ka një rënie dramatike të numrit të këtij shpendi grabitqar. Ndërkohë biologu Taulant Bino thotë se jo vetëm kaq, por shqiponja e artë është drejt zhdukjes, ndonëse në nivel global ky lloj shpendi (pra shqiponja e artë nuk është në zhdukje). Mandej agjencia AFP i dedikon vëmendje ligjit për gjuetinë i miratuar në vitin 2014 dhe madje shumë i diskutuar. AFP citon të dhëna nga autoritetet vendase duke thënë se janë ndaluar një numër prej 2,000-3,000 gjuetarë italianë, të cilët mendohet se kanë vrarë se 150 mijë zogj, duke përfshirë edhe zogj grabitqarë gjatë dekadës së fundit. Por sipas agjencisë, autoritetet kanë pranuar se efektiviteti i moratoriumit është i kufizuar pasi imponon vetëm gjoba. Specialisti në minitrinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ermal Halimi, po shihet mundësia për forcimin e ligjit, duke parashikuar pse jo edhe dënime me burg, në mbrojtje të kafshëve dhe shpendëve.



