BE: Pezullimi i dialogut nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

BE: Pezullimi i dialogut nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj rezolutës së miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës, përmes së cilës kërkohet pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës.

BE thotë se thirrja për pezullimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, “nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve dhe nuk është në linj me përkushtimet e vazhdueshme të bëra nga Kosova”.

Në deklaratën e BE­së po ashtu thuhet se Kosova gjithmonë ka qenë e përkushtuar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë “për hir të njerëzve të saj por edhe sepse përparimi në dialog është përparim e saj në rrugën drejt BE-­së”.

“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës, që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani në Bruksel dhe kështu të avancojnë edhe në normalizimin e marrëdhënieve dhe në perspektivën e saj evropiane”, thuhet në deklaratën e Bashkimit Evropian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy